01.11.2018 · përditësuar para 2831 dite1 min lexim
Sulmuesi brazilian, Malcom, e ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Barcelonës.
Është spekuluar shumë gjatë kohës së fundit se ai mund të largohet për shkak se nuk kishte arrit që të zërë vend në klubin katalunas, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo tani ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona dhe se do të vazhdojë ëndrrën e tij në këtë skuadër.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.