Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Malcom, është takuar me trajnerin Ernesto Valverde, për ta qartësuar të ardhmen e tij te klubi, sipas Mundo Deportivo.
Brazilian ka luajtur shumë pak për katalunasit që kur iu bashkua atyre nga Bordeaux gjatë verës, dhe ka mbajtur bisedime me Valverden për t’a diskutuar mungesën e mudësive për lojë.
Në anën tjetër, trajneri i kampionëve spanjollë i ka thënë Malcom-it se është i kënaqur me performancat e tij mirëpo deri tash i ka favorizuar opsionet tjera në sulm.