Lajmet e fundit

Malaga ka shënuar fitore ndaj Sevillës me rezultat 4 me 2.
Ndonëse mysafirët kaluan në epërsi të parët me golin e Vasquez në minutën e 30-të, Malaga arriti ta përmbysë rezultatin me golat e Fornals (38’) dhe Ramirez (51’), njofton Klan Kosova.
Vasquez arriti të shënojë edhe një herë në minutën e 57-të për mysafirët, ndërsa Llorente ia dha fitoren Malagës në minutën e 77-të.
Malaga epërsinë e shtoi me golin e Carlos nga pika e bardhë në minutën e 89-të.