Lajmet e fundit

Skuadra angleze Manchester United është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ata edhe një herë tjetër u eliminuan nga ekipi spanjoll Sevilla që kaloi në gjysmëfinale të kësaj gare përcjell klankosova.tv.
Për më tepër kjo është e hera e tretë që djajtë e kuq eliminohen nga i njëjti kundërshtarë.
Ndërsa United as në tentimin e 5-të nuk eliminoi ekipin spanjoll prej tyre 2 barazim e 3 humbje.
Edhe më të rëndë eliminimin e anglezëve e bënë fakti që skuadra e Manchester United për të 6 herë rresht eliminohet nga ekipet spanjolle.
Kurse në këtë ndeshje ata për herë të dytë brenda sezonit bënë dy gabime që rezultuan direkt me gola.