Lajmet e fundit

Dy makinat e Cristiano Ronaldos, kanë mbërritur në Lisbonë të premten pasdite, vetëm disa orë para se Portugalia të niste ndeshjen kundër Koresë së Jugut.
Ronaldo kishte 500 mijë euro makina që i çoi në kryeqytetin portugez pasi u largua na Manchester United në fillim të këtij muaji, si shkak i intervistës së dhënë për gazetarin Piers Morgan.
Siç shkruan Dailystar, Ronaldo u detyrua të lirojë rezidencën e tij me qira në Alderley Edge dhe u detyrua që ta zhvendos flotën e tij të makinave, që përfshinte një Cadillac Escalade dhe Bentley Flypn Spur, të dyja këto në vlerë mbi 500 mijë euro.
Ata u shkarkuan në një garazh ekskluziv me shërbëtor makinash në periferi të kryeqytetit portugez.
Është e paqartë se sa kohë do të qëndrojnë makinat në garazh, dhe madje edhe nëse ato do të qëndrojnë në Lisbonë me Ronaldon të lidhur fort me një sërë palësh anembanë globit.
Skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr thuhet se ka rënë dakord për një kontratë 173 milionë funte në vit me 37-vjeçarin.