Lajmet e fundit

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda për jetën, pasi një makinë është përplasur në një shtëpi afër Doncaster, South Yorkshire.
Shërbimet emergjente ishin thirrur menjëherë në vendgjarje, transmeton Klan Kosova.
Makina kishte shpërthyer menjëherë në flakë, thanë dëshmitaret për Doncaster Free Press.
Një zëdhënës i policisë, ka konfirmuar se dy persona kishin mbetur të vdekur e një tjetër i lënduar rëndë.
"Një person i tretë është duke u trajtuar në spital me lëndime të rrezikshme për jetën. Të tre persona ishin brenda në makinë në momentin e përplasjes”, shtoi zëdhënësi.
'Rruga pritet të qëndrojë e mbyllur për disa kohë, ndërsa shërbimet e emergjencës, duke përfshirë Air Ambulance Yorkshire dhe Zjarrfikësit e South Yorkshire t’i përgjigjen incidentit.”