Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Levan-Tepelene në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Policia njofton se viktima është një 75-vjeçar, banues në Cakran, Fier.
Ndërkohë shoferi i makinës tip “Jeep” është shoqëruar në komisariat. Mësohet se drejtuesi i mjetit është 49-vjeç, banues në Kosovë.