Lajmet e fundit

Simon Laprise ka ndërtuar një makinë me borë për t’o mashtruar njerëzit në rrugë, por ajo tërhoqi vëmendjen e punonjësve të policisë lokale.
33-vjeçari nga Montreal tha se ishte veç një shaka, por policët i shkruan edhe një dënim për automjetin e parkuar ilegalisht, transmeton Klan Kosova.
“E bëra makinën për t’u argëtuar”, tha Laprise për Buzzfeed.
Pas inspektimin të mëtejshëm, policia identifikoi automjetin dhe e pa se nuk ishte i vërtetë. Në fund, policia la një tiketë të rreme në makinën e rreme: “Ti na e ndreqe natën”.




