Një aksident automobilistik ka ndodhur në Pukë në fshatin Hadroj, ku një automjet doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit Fan.
Me automjet udhëtonin dy persona, babë e bir, me shofer 60-vjeçarin Z.N. dhe pasagjer djalin e tij 24-vjeçar, N.N.
Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave. Ata u transportuan në Spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. /tvklan
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.