Lajmet e fundit

Tiemoue Bakayoko ishte vlerësuar gjithmonë, por kur Claude Makelele ishte drejtor teknik te Monaco, kishte pasur dyshime për mesfushorin.
“Kur erdha te Monaco, e pashë atë në pankinë”, tha Makelele për Goal.
“Ai nuk luante kurrë ose ishte zëvendësues, në rregull. Kisha parë shumë video të tij, prandaj shkoj që ta shohë në qendrën stërvitore”.
“Një ditë vendosa që të flas me të, shkoja dhe kaloja secilën ditë me të. Ai kishte një mur, një mesfushor dhe mënyra se si luan, ai bën shumë gjëra gabim”.
“Fola me të, e pastrova në mënyrën se si ai kishte nevojë që të ishte i lirë në kokë. Të luash si mesfushor duhet të jesh 100% i koncentruar. Nëse ke pak problem aty, pak këtu, nuk mund të fokusohesh në punën tënde apo jo? Fola shumë me të, një muaj të tërë, çdo ditë, duke shpjeguar gjëra në qëndrën stërvitore”, shtoi ai.