Majmunët janë të njohur për kapje të gjërave pa dijeninë e turistëve pavarësisht se kush mund të jenë ata.
Megjithatë dicka interesante u pa të ketë ndodhur në jug të Indisë, kur një majmun u shpreh kaq i dashur me një qen të pastrehë, përcjellë Klan Kosova.
Fotografitë flasin vet, posa ka parë qenin e braktisur, majmuni e kapi atë nën krahë dhe tashmë janë bërë të pandashëm. Pamjet që treguan dicka të tillë vërshuan rrjetet sociale përderisa arritën edhe mbi 170 mijë klikime.
Aty shihet majmuni teksa kujdeset për qenin sukurse ta kishte adoptuar, e ushqen, pastron e poashtu e mbron qenushin si të ishte këlyshi i tij, por ajo cfarë u pa më e çuditshmja është se ky majmun u pa duke shfaqur edhe anën e tij agressive teksa nxjerr dhëmbët për të frikësuar dhe larguar qentë e tjerë, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.