Lajmet e fundit

Ryiad Mahrez ka komentuar për herë të parë kalimin në Manchester City nga Leicester City.
Anësori algjerian e ka përshkruar zgjedhjen për të kaluar në Etihad Stadium si të përkryer, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
“Është ekip shumë shumë i mirë për mua”.
“Jam shumë i lumtur që kam ardh këtu në këtë ekip dhe më pëlqen tejmase mënyra se si luhet. Kjo më përshtatet mua, kjo është mënyra se si unë luaj dhe natyrisht menaxheri – që s’ka asnjë dyshim për të dhe nuk dua të flasë për të”, ka thënë Mahrez.
“Për mua kalimi në City ka qenë lëvizje perfekte. Nuk doja që të shkoja diku tjetër përveç në City”.
Ai ka thënë se pavarësisht se ka një titull të Premier League dhe që një herë është zgjedhur lojtar i vitit në ishull, synon edhe më shumë.