Lajmet e fundit

Riyad Mahrez ka kërcënuar të largohet nga Manchester City nëse nuk i jepet më shumë minutazh në fushën e gjelbër, sipas Daily Mail.
Përfaqësuesi i Algjerisë është i frustruar me mungesën e inkuadrimeve në lojë, teksa ka arritur të startojë në vetëm 13 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.
Ai beson se me talentin që posedon meriton të luajë më shumë, andaj edhe është ankuar sidomos për tri takimet e fundit ku nuk kishte luajtur për asnjë moment.