25.01.2016 · përditësuar para 3817 dite1 min lexim
Tregu i madh në Stamboll të Turqisë, është vendi me një të kaluar shumë të pasur dhe tejet të gjërë. Konsiderohet gjerësisht të jetë si qendra më e vjetër në historinë e tregjeve, ajo zë 61 rrugë, e që përmban 3.000 shitës të pavarur e të cilët shesin çdo gjë nga qilimet e bizhuteritë e deri tek erëzat me suvenire, përcjellë Klan Kosova.
Fillimisht ky treg ishte dicka tejet e vogël, por që me kalimin e kohës të bëhej gjigant vetëm nga vizitorë të shumtë. Ky vend pastaj u bë ai që do të rezervohej për mallra luksoze e për të pushtuar tregtinë.
Vizitorët e sotëm në këtë treg masiv janë në mesin e më shumë se 250 mijë blerës në ditë, mallrat janë të vendosura në tavolina të vogla për të grumbulluar të gjitha ato artikuj për të i shitur.
Çmimet për këto artikuj, pothuajse janë një zgjidhje për të gjithë e të cilat konsiderohen si të magjishme, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.