Mbrëmë në Prizren ka nisur festivali “Edhe Prizreni ka Disney”, i pari i këtij lloji në qytet, që synon të sjellë magjinë e argëtimit për të vegjlit dhe familjet e tyre.
Festivali do të zgjasë deri më 6 korrik dhe po zhvillohet në hapësirat e Kalasë së Prizrenit, ku çdo natë do të ketë aktivitete të ndryshme për publikun, raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova.
Programi përfshin: Bubulino Show, shfaqje me maskota të dashura për fëmijë, cirk, shumë dhurata për pjesëmarrësit, si dhe fishekzjarrë për të mbyllur netët me spektakël.
Po ashtu, festivali do të ofrojë edhe muzikë live me këngëtarë rock dhe DJ të ndryshëm, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe festive për të gjitha moshat.
Detajet shtesë, ndiqni në videon vijuese:
https://youtu.be/bJy6ybjSqoI
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.