Artur Magani nuk është më pjesë e Ballkanit të Suharekës. Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar vetë ndarjen me finalistët e Kupës për edicionin e ardhshëm. Ai e quajti Ismet Munishin, trajnerin më të mirë në Kosovë. "Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, per mua trajneri më i mirë në Kosovë". 26-vjeçari më parë ka luajtur për Feronikelin dhe Lirinë. ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAalbertEditorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter