Bandat shqiptare të krimit po përdorin kompani postare të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar para në atdheun e tyre.
Kompanitë përveç parave po dyshohet se po transportojnë edhe armë, njofton Klankosova.tv.
Gazetari Sokol Bregu dhe avokati Naim Hasani kanë folur në Kosova Today lidhur me këtë fenomen.
“Dihet botërisht se në Shqipëri ka një tetë përqindësh se përcillen paratë, se si i sjellin është çështja e tyre”, ka thënë Bregu.
“Mund të themi se sfida më e madhe e tyre është si t’i sjellin paratë, të fshehura në veshmbathje ndonjëherë, të fshehura nëpër sende të tjera, mënyrat nga më të ndryshmet, tani kanë ardhur me autobusë ose me mënyra të tjera transporti”.
Ndërkaq Hasani thotë se këto para mund t’i vihen në shërbim edhe shtetit.
“Shumë herë janë kapur shuma parash në kufirin britanik po ashtu edhe në Shqipëri dhe të gjitha këto janë para të krimit, dhe sipas ligjit të krimit ato para konfiskohen dhe i kalojnë në shërbim shtetit, por jo në rastet kur individi e dëshmon se i ka para legjitime”, tha Hasani.
https://www.youtube.com/watch?v=O9pLZIrj0FQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.