Lajmet e fundit

Një automjet i blinduar që transportonte udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij, Cilia Flores, sapo ka mbërritur në një gjykatë të New Yorkut, ku Maduro pritet të paraqitet më vonë sot për akuzat për drogë dhe armë.
Automjeti u filmua duke u kthyer mbrapsht dhe duke hyrë në një ndërtesë të rrethuar nga agjentë të DEA-s, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Çështja e madhe kundër Maduros i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin K. Hellerstein, i cili u nominua dhe u konfirmua nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1998.