Lajmet e fundit

E përditshmja madrilene ka raportuar se një pjesë e madhe e tifozëve të Real Madridit duan që Jurgen Klopp të jetë trajneri i ardhshëm i klubit.
Carlo Ancelotti, i cili shkarkua tëë hënën nga presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez, duke i dhënë fund spekulimeve që po qarkullonin tash e një javë për largimin e tij.
E përditshmja madrilene “Marca” ka raportuar për rezultatet e një sondazhi të bërë me tifozët madrilen, të cilët janë pyetur se cilin trajner e dëshirojnë vitin e ardhshëm nëse largohet Ancelotti.
Nga ky sondazh, 44% e tifozëve madrilenë e kanë votuar ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, për të qenë trajneri i ardhshëm i klubit, ndërsa ndër emrat tjerë që u votuan nga tifozët madrilenë ishin edhe Rafael Benitez, Zinedine Zidane, Michel. / klankosova.tv