Lajmet e fundit

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë prej 3 me 0 ndaj rivalit lokal Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte hat-tricku i Cristiano Ronaldos që fundosi mysafirët, njofton Klan Kosova.
Së pari ai shënoi në minutën e 10-të, duke vazhduar me dy gola të tjerë në pjesën e dytë (73', 86').
Skuadra e Simeones ka një barrë të madhe në ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën e ardhshme, dhe zor se mund të bëjë një rikthim ndaj një Real Madridi kaq të inspiruar.