Lajmet e fundit

Negociatat mes portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, dhe Real Madridit janë duke përparuar shumë mirë, sipas gazetës spanjolle Don Balon.
Marca më herët e kishte raportuar që 22 vjeçari ishte konsideruar si një zëvendësim afat-gjatë i Keylor Navas në Santiago Bernabeu.
Kontrata e Kepa-s te Bilbao përfundon verën e ardhshme, ndërsa ëndrra për të kaluar te një klub më i madh mund të bëhet shpejtë realitet për yllin spanjoll.