Lajmet e fundit

Kjo ndoshta ishte edhe mënyra më e mirë për të festuar përfundimin e koncerteve në Londër.
“Falemnderit Londër…ishte fantastike. Nuk do të mund t’ia dilja pa mbështetjen e të gjithë njerëzve të mi të dashur”, ka shkruar këngëtarja e “Like A Prayer” në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8tSOIsBjzO/
Madonna dukej fort e lumtur në krahët e valltarit të saj rezervë – me të cilin kishte nisur lidhjen e dashurisë vitin e kaluar.
Eilliams ka qenë vazhdimisht në turne me Madonnën qysh nga viti 2015, derisa është paraqitur edhe në videoklipin e saj “God Control”.
Këngëtarja e shumë hiteve ka një histori të lidhjeve të dashurisë me djem shumë më të rinj në moshë – valltarët Brahim Zalibat (atëherë 23 vjeçar) dhe Timor Steffens (atëherë 26 vjeçar), ashtu si edhe modelin Kevin Sampaio (atëherë 31 vjeçar).