Çdo vit, sipas NASA-s, një copë guri në madhësinë e një makine kalon nëpër hapësirë në një rrugë përplasjeje me planetin tonë. Për fat të mirë, falë atmosferës së Tokës që vepron si një mburojë natyrore, në vend që të rrëzohet në tokë, asteroidi digjet dhe prodhon një shfaqje mbresëlënëse drite, duke u përhapur në qiell si një meteor ose top zjarri.
Fatkeqësisht, asteroidë të tjerë shumë më të mëdhenj kanë potencialin të jenë shumë më kërcënues sesa argëtues, transmeton Klankosova.tv
"Asteroidët vijnë në të gjitha madhësitë", thotë Michael Kuppers, një shkencëtar planetar për Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA).
Asteroidi 2024 YR4, i cili u zbulua në dhjetor 2024, ka bërë bujë në mbarë botën kohët e fundit. Me gjerësi rreth 40-90 m, është më i madh se një ndërtesë 12-katëshe.
Në janar të këtij viti, ESA llogariti trajektoren e shkëmbit dhe fillimisht parashikoi se kishte një shans 1.2% të goditjes me Tokën më 22 dhjetor 2032, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
"Shkencërisht ka një sasi të madhe që mund të mësojmë nga asteroidët. Çdo asteroid që zbulojmë është përgjithësisht një fragment i një trupi shumë më të madh që u formua në lindjen e Sistemit tonë Diellor”, thotë Alan Fitzsimmons, një astronom në Universitetin Queens në Belfas.
Ai tutje vijoi: “Pra, duke studiuar përbërjen e tyre kimike, ne marrim një ide të kushteve në Sistemin Diellor fillestar pasi që atëherë, mbi 4.6 miliardë vjet, ai ka evoluar në mënyrë dinamike".
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.