Lajmet e fundit

“Asambleja e Federatës Mesdhetare e mbështeti unanimisht këtë kërkesë dhe të gjithë anëtarët votuan pro”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës, duke konfirmuar besimin e plotë që komuniteti mesdhetar i karatesë i ka dhënë Kosovës për organizimin e këtij eventi prestigjioz transmeton Klankosova.tv.Kampionati Mesdhetar i Karatesë 2027 pritet të sjellë në Prishtinë qindra sportistë, trajnerë, zyrtarë dhe mysafirë nga vendet e rajonit mesdhetar, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të rëndësishme sportive dhe promovuese të Kosovës. Federata e Karatesë e Kosovës e ka cilësuar këtë arritje si një moment historik për karateistët dhe sportin në vend.
“Ky është një sukses i madh për sportin e karatesë dhe për Kosovën, duke dëshmuar besimin dhe respektin që gëzon Federata e Karatesë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet më tej në reagimin zyrtar të federatës.FKK ka shprehur gjithashtu mirënjohje për institucionet vendore që kanë mbështetur kandidaturën e Kosovës.
“Federata e Karatesë e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë si dhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në sigurimin e organizimit të këtij kampionati”, thuhet në njoftim.Me organizimin e Kampionatit Mesdhetar 2027, Kosova jo vetëm që forcon pozitën e saj në hartën sportive ndërkombëtare, por dëshmon edhe kapacitetin për të pritur dhe menaxhuar ngjarje të mëdha sportive me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare.