James Maddison ka dalë në mbështetje të trajnerit të tij te Tottenham Hotspurs, Ange Postcoglu.
Ai ka thënë që e mbështesin 100 për qind trajnerin që po përflitet se mund të shkarkohet në fund të sezonit pas rezultateve jo të mira.
"Ne e mbështesim menaxherin 100%. Mendoj që ai është një njeri i shkëlqyer", ka thënë Maddison.
"Është i pari që do t'ju thotë, e kam dëgjuar vetë, se kemi qenë të dobët në ligë. Ai është menaxheri im, trajneri im dhe e respektoj atë".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.