Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një ofertë për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
“Ekziston një ofertë që është bërë, veçanërisht për të arritur një armëpushim dhe për të nisur diskutime më të gjera”, tha Macron para gazetarëve gjatë samitit të G7-ës në Kananaskis të Kanadasë, të hënën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë dhe Franca do ta mbështesë atë. Ne e dëshirojmë këtë”, theksoi ai, duke folur në frëngjisht.
Macron nënvizoi se është thelbësore që të ndalen të gjitha sulmet nga të dyja palët, qofshin ato ndaj infrastrukturës energjetike, administrative, kulturore dhe veçanërisht ndaj popullsisë civile. “Asgjë nuk e justifikon këtë”, përfundoi Macron.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.