Presidenti francez Emmanuel Macron tha të premten se Irani mban një përgjegjësi të madhe për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe se kishte vazhduar me një program bërthamor të pajustifikuar.
Ai gjithashtu kërkoi përmbajtje pasi Izraeli goditi Iranin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pas një dite bisedimesh me udhëheqës rajonalë dhe ndërkombëtarë pas sulmeve izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane, veçanërisht centraleve të saj bërthamore, Macron tha se Teherani ishte afër një "pike kritike" në përvetësimin e një arme bërthamore.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.