Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ka kërkuar SHBA-së dhe Iranit që të ulin tensionet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe t'i trajtojnë çështjet në mënyrë diplomatike.
Macron ka thënë se qëndrimi i Francës mbetet i njëjtë, duke ftuar të gjitha palët se "duhet të qetësohen".
Duke folur në një konferencë për shtyp, së bashku me kryeministrin polak, Donald Tusk, presidenti francez ka thënë se shteti i tij nuk ishte në shënjestër specifike në Ngushticë, pasi Irani qëlloi anijet atje, të shtunën.
Ndryshe, SHBA-ja ka mbajtur një bllokadë të porteve iraniane që nga e hëna e kaluar, me Iranin që hoqi dhe më pas rivendosi bllokadën e vet të Ngushticës së Hormuzit, në fund të javës së kaluar. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.