Lajmet e fundit

“Në përputhje me përkushtimin historik të Francës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca do ta njohë shtetin e Palestinës. Do ta shpall këtë në një deklaratë zyrtare gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm”, shkroi Macron, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se urgjenca më e madhe tani për tani është ndalimi i luftimeve në Gaza dhe ofrimi I ndihmës për popullsinë civile, teksa shtoi se “paqja është e mundur”.“Duhet të arrihet një armëpushim i menjëhershëm, të lirohen të gjithë pengjet dhe të dërgohet ndihmë humanitare e gjerë për popullatën në Gaza. Duhet gjithashtu të sigurohet çarmatosja e Hamasit, siguria dhe rindërtimi i Rripit të Gazës. Së fundi, duhet të themelohet Shteti i Palestinës, të garantohet ekzistenca e tij dhe, përmes çarmatosjes dhe njohjes së plotë të Shtetit të Izraelit, të kontribuojë në sigurinë e të gjithë rajonit. Nuk ka alternativë tjetër”, tha tutje Macron, transmeton Klankosova.tv.
Macron tha se populli francez do paqe në Lindjen e Mesme, e sipas tij, francezët bashkë me izraelitët, palestinezët, partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë duhet ta dëshmojnë se kjo është e mundur.“Në dritën e angazhimeve të shprehura ndaj meje nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, i kam shkruar atij për vendosmërinë time për të ecur përpara në këtë rrugë. Besim, transparencë dhe përkushtim. Ne do ta arrijmë paqen”, tha Macron.