Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka lartësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për siç e cilësoi ai, unitetin e krijuar në rajon, me rastin e pritjes së fundmi në një samit në Tiranë, të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas Macronit, ky ishte një moment i rëndësishëm për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, dhe gjithë çështjet rajonale, në veçanti për normalizimin e nevojshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton klankosova.tv.
''Qëndrimet tuaja janë dëgjuar dhe janë të vlefshme. Diskutimi i sotëm, do të na lejoj të vazhdojmë këtë rrugë dhe të bëjmë një bilanc të të gjitha projekteve që kemi hapur së bashku 6 muaj më parë për të konsoliduar dhe forcuar partneritetin tonë të çmuar''.
Këtë qëndrim, Macroni e dha gjatë një adresimi për media që pati para drekës së punës me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Paris.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.