Lajmet e fundit

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron shprehën sot unitet për ndihmën për Ukrainën në një samit në Berlin me kryeministrin polak Donald Tusk.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë shprehur sot unitet për ndihmën ndaj Ukrainës.
Kjo u bë në një samit në Berlin me kryeministrin polak, Donald Tuks, ku Scholz tha se sot më shumë se kurrë uniteti është mbi të gjitha.
“Sot, më shumë se kurrë, uniteti ynë është forca jonë dhe mbi të gjitha tre shtetet tona, Gjermania, Polonia dhe Franca, mbajnë një përgjegjësi të veçantë”, tha Scholz, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, Macron premtoi se do të blejnë më shumë armë për Ukrainën në të gjithë tregun botëror.
“Të tri vendet janë të bashkuara dhe të vendosura të mos lejojnë kurrë Rusinë të fitojë dhe të mbështesin popullin ukrainas deri në fund. Ne do të vazhdojmë siç kemi bërë që nga dita e parë, nuk do të marrim kurrë iniciativën për ndonjë përshkallëzim”, tha ai.