Një mace me shumë fat i ka mbijetuar një rënie, pasi u gjend në buzë të tribunës së një stadiumi sportiv, gjatë një loje të Futbollit Amerikan.
Një çift heroik në tribunat e stadiumit “Hard Rock” priti macen me flamurin e tyre të futbollit, pasi u var mbi ta, ndërsa turma u e brohoriti gjestin.
Macja shihet duke u rrotulluar para se të bjerë disa metra në arenën kryesore, e ndjekur nga turmat që shpërthejnë në brohoritje kur kuptojnë se ka mbijetuar.
Tifozët e “Uragan Miami” përdorën një flamur për të kapur macen e frikësuar pasi ajo ra nga kuverta e sipërme.
Kur çifti e pa macen lart, Craig e shpalosi flamurin e tij dhe çifti e shtriu atë për të krijuar një jastëk uljeje, shkran DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
Ata qëndruan duke pritur për disa minuta, pasi macja e tmerruar thuhet se urinoi mbi turmat poshtë, para se të humbiste kontrollin dhe të binte në flamurin e pritjes.
"Ne jemi të lumtur që macja u ul në mënyrë të sigurtë pas një rënie të tmerrshme. Ne i urojmë maces më të mirat në tetë jetët e mbetura të saj", shkroi faqja zyrtare e stadiumit në Tëitter.
Mbetet e paqartë se si macja përfundoi aty.
https://twitter.com/Yiannithemvp/status/1436836434833461248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1436836434833461248%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailystar.co.uk%2Fnews%2Fworld-news%2Fcat-survives-huge-fall-during-24965681
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.