Lajmet e fundit

Një mace u shpëtua nga pragu i vdekjes, dhe tani ka një shtëpi të re.
Një grua e quajtur Miauhaupl (në Instagram) e zbuloi një mace të dobët dhe në gjendje shumë të keqe në rrugët e Polonisë.
Miauhaupl, shkroi në boredpanda.com “Ne i duam kafshët shumë, thjesht nuk mund ta lë këtë mace në gjendje të tillë pa asnjë ndihmë”, transmeton Klan Kosova.
Njëri sy i maces ishte i dëmtuar rëndë dhe ishte e nevojshme të hiqet me ndërhyrje kirurgjike.
Megjithatë macja ishte aq e dobët dhe e kequshqyer saqë duhej të ngopej mirë gjatë disa ditëve para se të hynte në operacion.
Përfundimisht veterinari ishte i sigurt për të hequr syrin e dëmtuar të maces, për t’i shpëtuar jetën asaj.