Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, nuk planifikon të zhvillojë bisedime me Liverpoolin për një kontratë të re këtë verë, por është i lumtur në Anfield pavarësisht lidhjeve me Real Madridin.
Njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të "Reds", është lojtari ndoshta i parë në listën e dëshirave të Los Blancos për afatin kalimtar veror, dhe nuk është e rastësishme që fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, të hezitojë vazhdimin e kontratës, shkruajnë mediet spanjolle, transmeton Klankosova.tv.
Ata janë të bindur edhe për faktin që historikisht futbollistët latino-amerikan, gjithmonë ëndërr e kanë që një ditë të luajnë në La Liga, sidomos të dyshja Real-Barcelona.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.