Lajmet e fundit

Artistja figurative kosovare, Lyra Zajmi do të hapë një ekspozitë në kryeqendrën maqedonase, Shkup.
Para kësaj ekspozite, Zajmi ka pasur ekspozita edhe në qytetet e Zagrebit dhe Prishtinës.
Ekspozita personale e saj titullohet “Dantellat dhe endjet“ (“Laces and Weavings”) dhe do të hapet nesër në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.
“Mund të themi se duke e marrë shtysën nga një mendim i vetëm filozofik, ajo zhytet në ujërat krijuese tipografike për t’i thurur dhe endur shtrojet urtësisë, dantellat dhe endjet, si reflektim i iluzionit dhe ndryshimeve të vazhdueshme të botës që na rrethon”, thuhet në katalogun e ekspozitës.