Lajmet e fundit

Pas presidentit Aulas, te Lyoni duket se ka nisur një fushatë për të bindur Blaise Matuidi që të transferohet në verë. Drejtori sportiv, Juninho deklaroi hapur se skuadra ka nevojë për një lojtar si Matuidi i cili do të merrte për dore skuadrën me personalitetin e tij duke shtuar se francezi nuk vlerësohet sa duhet te Juventusi. Mesfushori francez është në fund të kontratës me Juventusin dhe bardhezinjtë po negociojnë me Mino Raiolan për të mos e humbur me parametër zero. Nuk përjashtohet që mes Juves dhe Lyonit të ketë një operacion më të gjerë që mund të përfshijë shkëmbimin e disa lojtarëve, mes tyre Matuidi./supersport.al/