Lajmet e fundit

Lyon po kërkon që ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Munir El Haddadi, që ta zëvendësojë Alexandre Lacazette që sipas të gjitha gjasave do të kalojë te Arsenal, raporton Sport.
Barcelona ka pranuar një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Zenit St Peterësburg për El Haddadin,por lojtari nuk po dëshiron që të shpërngulet në Rusi.
Ndërkaq, Ligue 1 duket të jetë destinacioni më i preferuar për të, me Lyonin dhe Marseille që janë të interesuar, pas raporteve që Barcelona tani mund të pranojë vetëm 10 milionë për të.