Lajmet e fundit

Sulmuesi i Lyon, Nabil Fekir, nuk do të largohet nga ky klub për t’u bashkuar me Liverpool.
Është vet klubi francez që ka konfirmuar se Fekir nuk do të shkojë askund, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Të dy klubet kanë qenë në diskutime për një marrëveshje të vlefshme me 60 milionë euro, por që siç ka bërë me dije klubi nga Ligue 1, bisedimet s’kanë qenë të suksesshme.
“Megjithëse Liverpool ka qenë prioritet i një transferimi të mundshëm të Nabil, Olympique Lyonnais është i lumtur që mund të llogarisë në praninë e kapitenit edhe për sezonin 2018/2019”, thuhet në njoftim.