Lajmet e fundit

Lyonit dhe Beshiktashit i është dhënë një dënim prej dy vjetësh nga UEFA, pas problemeve me tifozë në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës.
Të enjten e kaluar, në stadiumin e skuadrës franceze, Parc Olympique Lyonnais, loja ishte shtyrë për 45 minuta shkaku i futjes së fansave në fushë nga reshti i poshtëm, pasi që objekte ishin hudhur në drejtim të tyre, brenda një grupi fansash mysafirë në reshtin lartë. Edhe fansat e Besiktasit kishin kaluar barrierat dhe kishin luftuar me fansat vendës.
Në një deklaratë të lëshuar nga UEFA thuhet që Lioni dhe Beshiktashi ndalohen së marri pjesë në garën e ardhshme të UEFA-s për klube, dhe ky përjashtim është i shtyrë për dy vjet.