Bendi Lynyrd Skynyrd po e padit ish-bateristin e vet, Artimus Pyle, shkaku i planeve të tij që ta bëjë një film biografik të bazuar në rokerët jugorë dhe aksidentin e tyre fatal me aeroplan, më 1977.
Kitaristi Gary Rossington, vëllai i Ronnie Van Zant dhe vokalisti Johnny Van Zant ishin ndër ata që ngritën padi ndaj Pyle dhe bashkë-producentit Cleopatra Records.
Kur Pyle e kishte paralajmëruar shndërrimin e tregimit të jetës së tij në film biografik, ai e kishte pranuar që Lynyrd Skynyrd nuk e kishin autorizuar filmin, duke parandaluar që filmi të përmbajë muzikën e bendit.
Filmi fillimisht ishte quajtur Zogu i Lirë, por më pas u detyruan që ta ndryshojnë në Shpëtimtarët e Rrugës: Tregimi i Vërtetë i Përplasjes së Avionit të Lynyrd Skynyrd.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.