Lajmet e fundit
Nëse mbetesh pa balsam flokësh në raste urgjente, qumështi dhe majoneza janë zgjidhja perfekte.

Koha e ftohtë i irriton flokët dhe si pasojë e saj sjell edhe këputjen apo dëmtimin e tyre. Nëse keni flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, ka një mënyrë më të thjeshtë, me produktet e shtëpisë dhe të shëndetshme, sigurisht. Pas disa përdorimesh, do t’i ndiesh flokët shumë të butë dhe të shkëlqyeshëm.
Përbërësit:
2 lugë majonezë
1 gotë qumësht (në varësi të flokëve)
2 lugë mjaltë
Përzieje mirë masën, derisa të jenë shkrirë mjalti dhe majoneza.
Më pas fillo nga pak të lyesh pjesën e skalpit, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave. Lyeji flokët pak nga pak që ta shpërndash maskën në çdo fije. Në majat e flokëve vendos më shumë nga maska e përgatitur, meqenëse majat janë gjithmonë më të ekspozuara nga dëmtimet. Mbaje maskën në kokë për gati 30 minuta, laje me shampo dhe shpëlaje me ujë të vakët.