Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka folur menjëherë pas takimit të cilin skuadra që udhëheq e humbi në shtëpi, 1:2 nga Norwich City.
Holandezi me këtë rast ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk i përket atij që në këtë pozitë të vendosë për këtë, duke nënkuptuar se kjo iu përket drejtuesve të klubit.
Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që të gjithë brenda klubit të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa edhe ka kërkuar falje nga tifozët për humbjen e cila është e treta radhazi.
Holandezi ka thënë se puna e tij është që të punojë me profesionalizëm, të luftojë sa më shumë për të sjell rezultate pozitive. Ndërsa krizën të cilën po e kalon skuadra e tij ka thënë se është vetëm një periudhë, transmeton Klan Kosova.