Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka deklaruar se as në këtë moment nuk e di nëse portieri, David De Gea do të qëndrojë apo do të largohet.
Spanjolli ka qenë i lidhur me një kalim në Real Madrid gjatë gjithë kësaj vere, ndërsa gjërat ende mbesin të paqarta.
Vet Van Gaal pati deklaruar një javë më parë se De Gea nuk është duke u larguar në drejtim të askujt.
Por tash ka thënë se duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë, transmeton Klan Kosova.