Lajmet e fundit

E shtunja e 7 tetorit solli lajme të këqija për botën.
Grupi terrorist palestinez Hamas ka sulmuar me raketa izraelin.
Kjo ngjarje e rëndë tronditi mbarë botën.
Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha, në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se qëllimi i sulmit të Palestinës, ishte t'i shkakonte sa më shumë dhimbje Izraelit.
Ajo parasheh një kundërpërgjigje edhe më të ashpër nga shteti izraelit.
"Duke e ditur që Izraeli shpejt do të mobilizohet, e ka forcën. A e kanë llogaritur që reagimi i Izraelit, do të ketë më shumë viktima nga ana e palestinezëve tash", tha Luzha.
Si pasojë e luftimeve Izrael-Palestinë, deri më tani po raportohet se kanë vdekur mbi 1 mijë e 830 persona.