Lajmet e fundit

Alejandro Martinuccio ka kërkuar që të gjithë të luten për bashkëlojtarët e tij, që humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Kolumbi.
Një pjesë e futbollistëve dhe stafit teknik të skuadrës braziliane Chapeconese vdiqën pas rrëzimit të avionit që po i bartte.
Martinuccio, që nuk ishte pjesë e skuadrës që po udhëtonte, për shkak të lëndimit, i ka drejtuar thirrje botës që të lutet për ta.
“Lutuni për bashkëlojtarët e mi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.