Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Qendrën Operative Emergjente (te Kampusi i shkollave të mesme).
Me këtë rast ai ka paralajmëruar se me datë 14 mars të këtij viti, do të shpallet orari i ri për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
“Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese që ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Sot është varrosur bashkëqytetari ynë 72 vjeçar i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai ka qenë duke qëndruar për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë”.
“Pas analizave të kryera më 25 mars, 2020, gjendja e tij shëndetësore ka qenë pa simptoma të rënda, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese, më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar”.
“Ne iu kemi shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të të ndjerit dhe pjesa tjetër e shtabit është duke qëndruar pranë tyre. Ne kemi marrë veprime konkrete në organizimin e ceremonisë së varrimit”.
“Zhegra nga sot fillon në masa lehtësueses me procesin e largimit të karantinës, por nuk është akt që ndodh menjëherë - derisa në Vrapçiq vazhdojnë masat e njëjta”.
“Ne kemi marrë vendimin e Qeverisë dje që komunat të autorizohen për vlerësime dhe tash janë autoritetet lokale që vendosin për të gjitha masat në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë”.
“Komiteti i Emergjencave në komunën e Gjilanit gjatë ditës do ta bëjë pakon e re të masave dhe kohën e re të ndalim-qarkullimit të lëvizjes prej datës 14 mars - deri më 13 mars është e njëjtë - ndërsa më 14 mars do të jetë orari i ri, por nuk ka relaksim të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe të veturave. Nesër do të njoftoheni me këto kushte”.
Haziri ka theksuar se me pakon e re, e diela do të jetë komplet e mbyllur për lëvizje të lirë, përveç furrtarëve.
Kujtojmë se mbrëmë (09 Prill, 2020) një 72 vjeçar nga Gjilani ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti.
https://klankosova.tv/nderron-jete-72-vjecari-nga-gjilani-me-koronavirus-shkon-ne-7-numri-i-te-vdekurve/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.