Lajmet e fundit

Demir Behluli njëri ndër piktorët më të njohur është nderuar nga i pari i Gjilanit Lutfi Haziri, sikurse edhe shumë të tjerë për kontributin në lëminë e kulturës dhe të arsimit.
E gjithë kjo ndodhi në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 vjetorit të çlirimit në Gjilan, duke hapur edhe ekspozitën e Behlulit me 60 punime të ndryshme gjithashtu në 60 vjetorin e karrierës së tij.
Në këtë ngjarje morrën pjesë kryetari Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Bujar Haziri, ish-presidenti Behgjet Pacolli dhe artdashës të Gjilanit.