Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë e veçantë kushtuar akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89-vjeçare.
Në fjalën e saj, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e vlerësoi Qosjen si një nga figurat më me ndikim në jetën intelektuale shqiptare.
Ajo tha se Qosja ka qenë një zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për dekada të tëra.
“Ishte një intelektual i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktor i shkencave filologjike në Kosovë, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtues i Institutit Albanologjik. Ai la gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë studentësh dhe studiuesish", tha ajo./Klankosova.tv