Mesfushori i Real Madrid, Luka Modriq, ka thënë se i është gëzuar tej mase rikthimit të Cristiano Ronaldos në ekip, njofton Klan Kosova.
“Fakti që ai është kthyer thotë shumë për neve”, ka deklaruar kroati për sajtin zyrtar të klubit. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe prezenca e lidershipi i tij në fushë është tejet i rëndësishëm. Jam i sigurt se nga loja në lojë ai do të forcohet edhe më shumë”.
“Sot ai edhe shënojë dhe luajti shumë mirë. Për mua Cristiano është lojtari më i mirë në botë, edhe pse mua nuk më pëlqen të krahasoj dhe neve vetëm na duhet të shijojë edhe atë edhe Lionel Messi-n, pa i krahasuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.