Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar skuadrat KF Llapi dhe FC Prishtinën për fitoret e arritura.
Sipas tij, futbolli meriton vëmendjen më të lartë institucionale e financiare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
"Ditë më parë KF Llapi fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës. Sot FC Prishtina u shpall kampion i Superligës, për t’iu rikthyer titullit pas 8 viteve pritje. Kështu u përmbyll edhe një sezon i vështirë i futbollit kosovar".
"Të dy ekipeve, lojtarëve, trajnerëve, udhëheqësve e tifozëve në veçanti - atyre që u japin shpirt përballjeve të përjavshme në vend - i uroj për sukseset respektive këtë vit; me shpresë shumë që emrin e Kosovës ta bartin me krenari në përballjet evropiane".
"Në çdo përballje jashtë, sporti - futbolli në veçanti - vazhdon të mbetet promotori kryesor i vendit tonë. Asgjë s’i afrohet. Asgjë! Si i tillë, i njëjti meriton vëmendjen më të lartë institucionale e financiare të Kosovës. Në këtë përpjekje do të jemi bashkë të gjithë".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.